Marc I. Ghorayeb është Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Liban, shtet në Lindjen e Mesme, i cili u bë sot i njohur edhe për publikun shqiptar me angazhimin thelbësor në operacionin e Alvin Berisha nga kampi ku mbahej në Siri.
Ghorayeb është Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së naftës dhe gazit “BB Bitumen”, ndërkohë Konsull i Shqipërisë ka që prej 2009-s.
Përveç forcimit të marrëdhënieve Shqipëri-Liban, pjesë e aktivitetit diplomatik të Ghorayeb janë edhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Libanit.
Marc I. Ghorayeb ishte personi që negocioi lirimin e Alvinit nga kampi, një operacion shpëtimi i drejtuar nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare.
“Nuk jam tripolitan apo libanez, por jam qytetar i botës”, shkruan Marc I. Ghorayeb në profilin e tij zyrtar./tch/

Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...