Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se e aktualisht Nisma ka fituar 5,12% të votave dhe pa paketat e Sërbisë, Nisma ka kaluar pragun zgjedhor për 200 vota.
“Aktualisht kemi 5,12% të votave, dhe jemi rreth 200 vota mbi prag”, është shprehur Limaj në pressing.
Limaj gjithashtu tha se nëse KQZ’ja shpall rezultatet preliminare duke i numëruar paketat apo zarfet e trafikuara, atëherë KQZ’ja bën veprim të paligjshëm dhe e falsifikon rezultatin.
“Nëse KQZ’ja shpall rezultatet me paketat, zarfet e trafikuara është duke e falsifiku rezultatin dhe është duke bërë veprim në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Limaj.
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari
Trump për operacionin e shpëtimit: Shpëtuam pilotin në pikë ...
Lëvizja e guximshme e Delta Force amerikane në Iran: Avionët...
Trump: Asnjë amerikan nuk u vra në operacionin për shpëtimin...
Vushtrria humb lidershipin, Dinamo në krye të Ligës së Parë
Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër