Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka theksuar se nesër mund t’i shpallin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Ajo në një intervistë për RTK, ka theksuar se sipas të gjitha informacioneve që i kanë nga QNR dhe Sekretariati, nesër do të jenë në gjendje t’i shpallim rezultatet përfundimtare.
Ajo ka sqaruar se pas shpalljes së rezultateve, është periudha që partitë politike, apo kandidatët mund t’i bëjnë së pari në PZAP dhe pastaj në Gjykatën Supreme, dhe nëse ka të tilla, kjo fazë mund të zgjasë 7 deri në 8 ditë.
“Nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme mund të ketë vendime për rinumërim, por unë mendoj se nuk ka më vend për ankesa, kjo varet nga partitë apo kandidatët që mund të mendojnë se u janë bërë padrejtësi”, tha ajo.
Daka theksoi se për të tejkaluar shqetësimet dhe problemet që kanë dal gjatë procesit zgjedhor, duhet të fillohet me reformën zgjedhore.
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...