Këshilli Studentor i Fakultetit të Edukimit do të bojkotoj nesër mësimin nga ora 10:00 duke kërkuar që të kenë dy afate në muajin nëntor për të arritur bursat.
“Ne si Këshill Studentor i FE duke parë rrjedhën e ngjarjeve të cilat po i dëmtojnë studentët tonë më meritor duke i anashkaluar nga bursa kemi vendosur që të drejtat e studentëve ti mbrojmë me çdo kusht deri në realizimin e kërkesave të tyre. Kështu ne në koordinim me kryetarët e grupeve të studentëve nga të gjitha departmentet e FE (programet Bachelor dhe Master) kemi marrë vendim që nesër me datën: 07.11.2019 nga ora 10:00 ta bojkotojmë mësimin”, thuhet në njoftimin e tyre./arbresh.info/
Policia jep njoftim për ndeshjen Kosovë–Turqi, bllokohen për...
“Jemi me ju”, Osmani i jep forcë Dardanëve për ndeshjen e ma...
Rasti i 1 milionëshit në Merdarë, Supremja anulon vendimin e...
Meta i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë, kërkon lirinë
MINTI themelon komision të posaçëm për verifikimin e njehsor...
Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerik...