Sindikata e Punës UFO të hënën bëri thirrje për një grevë 48-orëshe më 7 dhe 8 nëntor lidhur me mosmarrëveshjen rreth pagave dhe kushteve më të mira
Kompania ajrore gjermane Lufthansa nuk ka arritur të fitojë në vendimin e përkohshëm të një gjykate në Frankfurt për të ndaluar grevën e ekuipazhit të kabinës të planifikuar për të enjten dhe të premten.
Zëdhënësi i kompanisë u tha mediave lokale të mërkurën se Lufthansa tani është duke parashtruar një apel kundër vendimit të Gjykatës së Punës në Frankfurt për të parandaluar grevën.
“Ne jemi duke punuar me shpejtësi maksimale rreth një plani të veçantë fluturimi për të enjten dhe të premten që do të publikohet të mërkurën”, tha kompania në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
Pasagjerëve të cilët tashmë kanë prenotuar fluturime me Lufthansa në dhe nga Frankfurti ose Mynihu, me nisje më 7 ose 8 nëntor, iu ofrua ricaktim falas.
Sindikata e Punës UFO të hënën bëri thirrje për një grevë 48-orëshe më 7 dhe 8 nëntor lidhur me mosmarrëveshjen rreth pagave dhe kushteve më të mira./AA
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...