“Lëvizja Qytetare Vatra” në bashkëpunim me shoqërinë civile mbajti një protestë simbolike me moton: Gjilani si rrotë rezervë”.
Protestë në të cilën u shfaq pakënaqësia në lidhje me mospunën e kryetarit Haziri, apo më sakt në lidhje neglizhencën që ky i fundit po ia bënë Gjilanit, duke u marrë vazhdimisht me punët Prishtinës e duke e harruar Gjilanin krejt.
Folësit: Durim Kadriu nga “LQV”, Avni Rudaku nga shoqëria civile si dhe Sokol Haziri, aktivisit politik dhe ish drejtor I shërbimeve publike në Gjilan, e kritikuan kryetarin Haziri për këtë neglizhencë që po ia bënë Gjilanit, kërkuan që Gjilanin të mos ta përdor vetëm për t’u fuqizuar në Prishtinë, por të merret me punët për të cilat është zgjedhur kryetar. Punë të cilat me vite presin për t’u kryer.
E kritikuan gjithashtu edhe për mosmarrjen e masave të duhura në lidhje me mungesën e ujit. Për fund organizatorët kërkuan që edhe qytetarët e Gjilanit të jenë më aktiv në kërkimin e përgjegjësive ndaj udhëheqësve të tyre./arbresh.info/

Edoni dhe Kenani përballë njëri-tjetrit, Juventus iu dëshiro...
“Gjithë kombi po brohoret për ju”, Ambasadorja Ziv mbështet ...
Ish-krerët e UÇK-së pritet ta përcjellin Kosovën nga Haga
Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik
Shtohen masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Turqi, bllokohe...
“Jemi me ju”, Osmani i jep forcë Dardanëve për ndeshjen e ma...