Arta Bajralija nga Kamenica është deputetja e 32-të më e votuar e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila i bashkëngjitet 31 deputetëve të tjerë të këtij subjekti në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit.
Nga 1806 vota që kanë ardhur nga diaspora, me vendim të Gjykatës Supreme, shumica e tyre janë për Lëvizjen Vetëvendosje. Nga numërimi i këtyre votave del që LVV i ka marrë 1154 sosh. Sipas këtij rezultati, VV-ja i merr 32 deputetë në Kuvend.
Lajmin për deputetin e 32-të të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë dhënë edhe deputetët e rinj të këtij subjekti, Hekuran Murati dhe Taulant Kryeziu. Ata kanë publikuar fotografi me numrin 32, duke nënkuptuar numrin e deputetëve që Vetëvendosje do të ketë në legjislaturën e ardhshme.
Bajralija, e cila renditet e 32-ta në listën e kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes për deputetë, do të jetë deputetja e cila do ta plotësojë këtë ulëse të partisë më të votuar të zgjedhjeve të 6 tetorit./arbresh.info/
Edoni dhe Kenani përballë njëri-tjetrit, Juventus iu dëshiro...
“Gjithë kombi po brohoret për ju”, Ambasadorja Ziv mbështet ...
Ish-krerët e UÇK-së pritet ta përcjellin Kosovën nga Haga
Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik
Shtohen masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Turqi, bllokohe...
“Jemi me ju”, Osmani i jep forcë Dardanëve për ndeshjen e ma...