Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl.
Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin norvegjez me zhvillimet e fundit ekomomike, me theks të veçantë në sektorin financiar të vendit dhe atë bankar.
Guvernatori Mehmeti tha se ky sektor po vazhdon të performojë mirë dhe me rritje të aktivitetit të tij duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit. Gjithashtu theksoi se edhe sektori i sigurimeve, fondeve pensionale, institucioneve mikrofinanciare dhe i institucioneve financiare jobankare janë karakterizuar me performancë pozitive.
Nga ana tjetër, Ambasadori Jens Erik Grøndahl vlerësoi lart punën dhe angazhimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për të mbajtur stabil të gjithë sektorin financiar, si dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje të BQK-së./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve