Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me datë 4.11.2019 rreth orës 19:00, në Pejë, përderisa zyrtarët policorë ishin në një pikë tek barriera e pylltarisë kanë ndaluar një person i cili ishte duke drejtuar një veturë me targa të huaja.
Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një armë me dylbi, 17- copë fishekë të të njëjtës armë, 19- fishekë të kalibrit 12 mm, dhe një kafshë (dhi e egër) e vrarë kafshë e cila është e mbrojtur me ligj.
I dyshuari: P. L. i lindur 1984 m/k/sh, është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...
Ministri hungarez reagoi pasi iu publikuar biseda me Lavrovi...
Hargreaves: Shpresoj që Kosova t’i bashkohet Anglisë e Skoci...