Ministri i mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me të cilin kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit, “Ndërtimi i Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc-Ferizaj’, në vlerë totale prej 400 mijë euro, të financuar nga MMPH.
Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi, ministri Matoshi ka deklaruar që si Ministër i MMPH-së, në vazhdimësi ka përkrahur komunat e Kosovës, në rritjen e përformances dhe arritjen e synimeve të tyre.
“Me këtë projekt ne do të arrijmë që të kemi një kujdes më të madh për dëshmoret e rënë në luftën tonë për liri”, ka vlerësuar Ministri Matoshi.
Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar Ministrin Matoshi për përkrahjen që ky i fundit po i jep komunës së Ferizajt dhe vlerësoi se ky projekt është mjaft i rëndësishëm marrë parasysh historinë që përfaqëson, kontributin dhe sakrificën e dhëne nga ushtarët e UÇK-së për lirinë e Kosovës./arbresh.info/
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...
Ministri hungarez reagoi pasi iu publikuar biseda me Lavrovi...