Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe emisari special i SHBA-së për Ballkanin Matthew Palmer kanë biseduar sy më sy sot në Beograd.
Pas takimit, Vuçiq tha se bisedimet ishin të hapura, të sinqerta dhe se ai është i kënaqur me përmbajtjen e bisedave.
“Ne kemi shqyrtuar të gjitha çështje tona kontestuese, të gjitha ndryshimet midis nesh, dhe unë do të thosha që ne jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje në të ardhmen që do të nënkuptonin marrëdhënie më të mira mes vendit tonë dhe SHBA-së,” tha Vuçiq në një konferencë për shtyp.
“Do të thosha që ishte gjithashtu një qasje konstruktive për t’u rikthyer sa më shpejt në dialog me Prishtinën”, shtoi ai, raporton TCh.
Vuçiq pranoi se pikëpamjet e SHBA dhe Serbisë për Kosovën janë shumë të ndryshme, gjë që nuk është sekrete.
“SHBA e njohën Kosovën, Serbia ka një këndvështrim tjetër, por unë falënderoj Palmer që ishte i gatshëm të dëgjojë ato që kemi për të thënë sot dhe më herët,” tha Vuçiq.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiq tha se Serbia nuk do të hyjë në konflikt me SHBA, transmeton arbresh.info.
“Ne nuk do të hyjmë në konflikte me Amerikën. As nuk më bie ndërmend të hyjmë në konflikt me fuqinë më të madhe”, u shpreh ai.
Vuçiq shtoi se të gjitha problemet do të zgjidheshin në nivelin dypalësh, duke mbrojtur interesat e tyre.
“Palmer më tha atë që nuk i pëlqen në lidhje me politikën serbe, ai ma tha këtë dhe unë iu përgjigja”, tha Vuçiq, duke shtuar se ai priste që së shpejti të krijohen kushte për vazhdimin e dialogut
Beograd-Prishtinë, dhe se Serbia dëshiron që ky dialog të jetë serioz dhe të çojë drejt një zgjidhje.
“Serbia është e gatshme për një kompromis, por kurrë nuk është për shkatërrimin e vet”, tha presidenti i Serbisë dhe shtoi se pohimet se ndaj Beogradit zyrtar duhet të ushtrohet presion për të bërë diçka që nuk është në interesin e saj- janë të pamundura.
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...