Sevilla në Spanjë ishte destinacioni i sivjetmë i spektaklit të ndarjes së çmimeve MTV EMA, ku nuk kanë munguar yjet shqiptare me famë botërore.
Dua Lipa ka udhëhequr të famshmit që kanë parakaluar në tepihun e kuq dhe si gjithmonë, ajo është kujdesur që të duket sa më bukur.
E veshur me një fustan të zi dhe me flokë të lidhur, 24-vjeçarja është dukur shumë bukur gjatë arritjes në këtë eveniment.
Pjesa e gjoksit ishte paksa transparente, ndërsa Dua kishte zgjedhur çizme të gjata për këtë kombinim.
Fotografët janë kujdesur që të kapin sa më shumë poza të këngëtares nga Kosova, e cila gjithmonë arrin të marrë vëmendje me dukjen e saj. /telegrafi/

Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman