Si pasojë e një sulmi nga terroristët ndaj një pike ushtarake në verilindje të Malit në kufi me Nigerin kanë humbur jetën 53 ushtarë dhe 1 civil, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Forcat e Armatosura të Malit (FAMA) thuhet se terroristët dje kryen një sulm ndaj pikës ushtarake Indelimane në rajonin Menaka.
Zëdhënësi i qeverisë dhe ministri i Komunikimeve, Yaya Sangare tha se ekipet e dërguara në rajon në pikën ushtarake kanë gjetur trupat e 53 ushtarëve dhe të 1 civili.
“Gjithashtu, në sulm janë plagosur 10 persona, armatimet ushtarake janë dëmtuar rëndë ndërkohë që kanë filluar edhe punimet për identifikimin e trupave”, tha Sangare.
– Qeveria thirrje popullatës për unitet
Qeveria e Malit ka ftuar popullatën që të tregojë përpjekje intensive për të siguruar unitet dhe bashkim.
Ndërkohë bëhet e ditur se sulmi nuk është marrë përsipër nga askush.
Pjesët veriore dhe qendrore të vendit kanë qenë skena të konflikteve separatiste dhe sulmeve terroriste që nga viti 2012 e deri më tani.
Operacioni “Barhane” i Francës në Mali ku janë mobilizuar rreth 4.000 ushtarë dhe Misioni Shumëdimensional i Stabiliteti të Integruar për Malin i formuar nën udhëheqjen e OKB-së me një forcë prej rreth 15 mijë pjesëtarësh ende nuk kanë arritur të eliminojnë kërcënimin ndaj sigurisë.
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë