Kursimi i parave për një iPhone të ri, është mjaft i vështirë për këtë smartfon të kushtueshëm, ndërsa për dikë ka të ardhura të mëdha, mund ta porositë edhe me një shtesë, që kushton 63 mijë euro dhe është nga ari.
Caviar është kompania e njohur për modifikimin e mbështjellësve të iPhone, që e ka krijuar iPhone 11 Pro Discoveri Solarius, që ka gjysmë kilogrami ari dhe 137 diamante.

Në mes të këtij punimi, është e vendosur ora speciale, si dhe një gur i verdhë që është quajtur si guri i Diellit. Derisa, i gjithë punimi, është bazuar në ndikimin që Dielli ka në jetën tonë.
Megjithëse është një iPhone 11 Pro i 900 eurove, me kapacitet 64GB, për këtë shtesë duhet paguar 63 mijë euro, ndërsa për iPhone 11 Pro Max me 512 GB, duhet paguar njëmijë euro më shumë.

Të interesuarit për produkte më të lira nga Caviar, mund të porosisin mbështjellës tjerë nga Caviar që kushtojnë nga 7,200 deri në 7500 euro dhe janë më të lira se Solarius.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...