Pavarësisht zotimeve të vazhdueshme për korrigjim të vijës kufitare me Malin e Zi, pala kosovare ende nuk ka bërë asnjë hap në drejtim të kësaj.
Së fundi lideri i LVV-së Albin Kurti ka thënë se do të punojë për një gjë të tillë, por vlerësohet se rishikimi i kufirit më shumë mbetet një shpresë për Kosovën sesa një realitet që mund të ndodhë, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë prejse Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e nënshkruar më 2015-n, ishte ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.
Pavarësisht zotimeve të vazhdueshme për rishikim të vijës kufitare mes dy vendeve, rreth kësaj çështjeje nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret deri më sot. Më 21 mars 2018 Marrëveshja e Demarkacionit kaloi me 2/3 e votave të deputetëve. Disa prej deputetëve që e kundërshtonin atë votuan vetëm pasi marrëveshjes iu bashkëngjit edhe një deklaratë e nënshkruar nga dy presidentët e shteteve përkatëse, Hashim Thaçi (Kosovë) dhe Filip Vujanoviq (Mal i Zi).
Në këtë deklaratë, e cila u proklamua si aneks-marrëveshje, thuhej se palët pajtohen për formimin e një trupi të përbashkët punues, që do t’i identifikojë dhe do t’i adresojë mosmarrëveshjet eventuale rreth shënjimit të kufirit.
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë