Një grua u gjet e vdekur në shtetin Indiana në SHBA me një piton rreth 2.5 metra të gjatë që i kishte mbështjellë qafën, në një shtëpi të mbushur me gjarpërinj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Megjithatë, autoritetet nuk e përcaktuan shkakun e vdekjes së 36-vjeçares Laura Hurst, e cila u gjet e vdekur në një shtëpi në pronësi të sherifit lokal dhe për të është planifikuar të ketë autopsi.
Zëdhënësi i policisë së Indianas, Kim Riley, tha se Hurst u gjet në dyshemenë e shtëpisë në ora 8:51 pasditen e së mërkurës me pitonin e mbështjellë rreth qafës së saj, njoftuan mediat lokale.
Pitoni ka origjinë nga Azia Jugore dhe Juglindore dhe mund të rritet si një nga gjarpërinjtë më të gjatë në botë.
Policia gjeti 140 gjarpërinj në shtëpi. Rreth 20 prej tyre besohet t’i përkisnin 36-vjeçares Hurst.
Sherifi i qarkut Benton, Don Munson, i cili ka në pronësi shtëpinë dhe jeton në shtëpinë fqinje, tha se vdekja e Laura Hurst ishte një “aksident tragjik”, duke shtuar se ai po bashkëpunon plotësisht përderisa hetimi për vdekjen e saj vazhdon.
“Të gjitha informatat ia dhashë policisë shtetërore”, tha Munson.
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...