Pasojat në Maqedoni të Veriut pas vendimit të Samitit të BE-së për mosdhënien e bisedimeve për anëtarësim, propozimi për mbajtjen e Samitit të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja, anëtarësimi në NATO, marrëdhëniet me Serbinë dhe mendimi i tij për shkëmbimin e kufijve në Ballkan, ishin temat që presidenti Stevo Pendarovski në Radio Televizionin e Serbisë i bisedoi.
Pendarovski konstatoi se ka një histori të kamotshme me dëshpërimin nga BE-ja, nga Deklarata e Lisbonit në vitin 1992, bllokimi grek për në NATO në Bukuresh të vitit 2008 dhe deri në ditën e sotme me qëndrimin e Francës.
“Kryetari i Francës, Emmanuel Macron përmendi disa kategori përveç zgjerimit. Ai gjithë rajonin dy herë emëroi si fqinj. Ne nuk jemi fqinj të BE-së, fqinjë janë vendet e partneritetit lindor, Moldavia dhe shtetet e Azisë Qendore dhe Afrikës Perëndimore. Je bisedojmë për t’u bërë anëtar”, deklaroi Pendarovski.
Pendarovski foli edhe për marrëveshjen e Prespës duke thënë se disa nacionalistë tani thonë se kjo marrëveshje s’është valide.
“E di se disa nacionalistë thonë se kjo marrëveshje nuk është valide, për shkak se nuk kemi datë, të kthehemi prapa. Në anën tjetër për këtë ndryshim kushtetues të nevojiten dy e treta e Kuvendit, po nacionalistë harrojnë se me ndryshimin e emrit, shumë shpejt bëhemi anëtar në NATO”, tha Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pendarovski foli edhe për marrëdhëniet me Serbinë duke thënë se komunikimi me Qeverinë serbe është e shkëlqyer dhe se prania e kryetarit Vuçiq në inagurimin e tij ka qenë nder për të.
Pendarovski, gjithashtu ka biseduar për marrëdhëniet Kosovë-Serbi ku ka kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...