Një tërmet më i shkallës 5.2 tronditi Korçën mëngjesin e kësaj së premteje. Epiqendra ishte 1.5 km larg fshatit Gjyras në Devoll ndërsa vala e lëkundjeve u ndje edhe në vendet fqinje Greqi dhe Maqedoni e Veriut.
Por tërmetet e njëpasnjëshme kanë bërë që banorët e Korçës të jetojnë me panik dhe frikë prej muajit qershor kur edhe nisën lëkundjet e para që rrafshuan banesat në disa fshatra të Korçës. Banorët tregojnë se në orën 6.25 minuta kur edhe u regjistrua tërmeti kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë jashtë të tmerruar
Ndërkohë si pasojë e tërmetit disa prej banesave të dëmtuara më herët kanë pësuar edhe më tepër dëme. 5 banesa në fshatin Vidohovë në Devoll, por edhe shumë prej banesave të fshatit Qafzez në Ersekë janë dëmtuar edhe më tepër si rrjedhojë e këtij tërmeti.
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson