Kjo fundjavë do të sjellë shumë interesante në Superligën e Kosovës në basketboll.
Xhiroja e tetë do të hapet me ndeshjen ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit kanë katër fitore dhe dy humbje në këtë edicion, derisa prishtinasit, pesë fitore dhe një humbje.
Të dielën do të zhvillohen tri ndeshjet tjera të kësaj xhiro. Golden Eagle Ylli që vjen me ndryshime në shtabin teknik do të përballet me Pejën. Therandasit kanë katër fitore dhe dy humbje në këtë edicion, derisa pejanët kanë tre fitore dhe tre humbje.
Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Trepçës dhe Feronikelit. Mitrovicasit nga gjashtë ndeshje, kanë një fitore dhe pesë humbje, kurse skuadra nga Drenasi, që debuton në Superligë, ka dy fitore dhe katër humbje. Xhiroja e tetë përmbyllet me sfidën ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit. Vreshtarët kanë pesë fitore dhe një humbje, kurse skuadra nga Prizreni ka katër fitore dhe tre humbje./arbresh.info/
Superliga – Java 8
E shtunë
19:00 Bashkimi – Sigal Prishtina
E diel
17:00 Golden Eagle Ylli – Peja
19:00 Trepça – Feronikeli
21:00 Rahoveci – Ponte Prizreni

Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë