Një këmbësor dhe një shofer i automjetit kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa shtatë persona më pak janë lënduar në gjashtë prej gjithsej 12 aksidenteve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e qytetit të Shkupit. Në gjashtë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.
Nga komunikacioni janë përjashtuar 13 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, katër shoferë të cilët ishin nën ndikim të alkoolit, 19 shoferë para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit, dy shoferë fillestarë, si dhe 22 automjete të paregjistruara dhe një automjet i stërngarkuar.
Janë sanksionuar edhe tetë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe, një shofer i cili nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar, tre shoferë për parkim të padrejtë, dy shoferë për shpejtësi të tejkaluar, si dhe dy shoferë të cilët nuk kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në zona të udhëkryqeve. Janë sanksionuar edhe tetë shoferë për mosmbajtje të rripit të sigurisë dhe shtatë të cilët kanë përdorur celular gjatë vozitjes.
Sipas buletinit të SPB-së Shkup, për parkim të paligjshëm janë dhënë 81 sanksione, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë mënjanuar 79 automjete./alsat
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...
Berisha pyetet për ish-krerët e UÇK-së: Zotëri unë jam kosov...
Risitë kryesore që priten në iPhone 18 – çfarë po plan...
Inteligjenca gjermane hetoi dronët misterioz, gjurmët i dërg...
Hyundai zbulon robotin MobED me AI për të lëvizur me stabili...