Dy reperët e njohur të estradës, Capital T dhe Majk, duket se kanë vazhduar forcat për një tjetër bashkëpunim.
Kjo gjë u bë e ditur, kur dyshja në orët e vona të së mërkurës në një lidhje direkte me fansat në Instagram, treguan se tashmë kënga e tyre e radhës së bashku është rrugës.
Ata madje nuk kanë nguruar që në sfond të zbulojnë pak nga kënga e tyre e re.
https://www.instagram.com/p/B4Qf0xqhGDn/?utm_source=ig_embed
Më pas, ishte Capital T, ai i cili e publikoi të plotë videon në Instagram, ku shihej edhe tërë biseda me njëri-tjetrin dhe fansat në lidhje direkte.
Dy reperët përndryshe numërojnë dy bashkëpunime shumë të suksesshme ndër vite.
Në vitin 2012, ata kishin bashkëpunuar për këngën “Asnjoni”, e cila aso kohe ishte pëlqyer shumë.
Gjashtë vite më vonë, në vitin 2018 ata sollën një tjetër këngë së bashku të titulluar “Pasha jetën”, e cila u prit jashtëzakonisht mirë dhe numëron tashmë mbi 36 milionë klikime vetëm në kanalin YouTube. /Telegrafi/
Alarmi i zjarreve, arrestohen 14 piromanë të dyshuar për zja...
Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë
Policia sekuestron armë në dy lokacione në Malishevë
Gjykata Kushtetuese: Neni 11 i Statutit për ShSKUK-në bie nd...
UEFA gjobit Lech Poznanin për banerin anti-Kosovë
Apeli lë në fuqi paraburgimin për katër të dyshuarit në rast...