Qeni i plagosur në operacionin ushtarak amerikan, i cili e ndoqi deri në vdekje liderin e ISIS’it, Abu Bakr al-Bagdadi, tashmë është shpallur ‘Hero i Amerikës’ nga Donald Trump.
Në një postim në Twitter, presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shpërndarë një fotografi, të montuar me programin Photoshop, duke dekoruar me medalje, qenin më të famshëm në botë, në luftën kundër terrorizmit islamik, me mbishkrimin ‘AMERICAN HERO!’.
Pak ditë më parë, Trump shkruante në Twitter: Qeni i mrekullueshëm ka bërë në Siri një punë të shkëlqyer, në ndalimin dhe në vrasjen e terroristit në Siri.
AMERICAN HERO! pic.twitter.com/XCCa2sGfsZ
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 30, 2019
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...