Manchester United raportohet të jetë duke menduar nënshkrimin në janar me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Rikthimi i Anthony Martial nga lëndimi ka lehtësuar problemet e United në zonën frontale, por “Djajtë e Kuq” ende besohet të jenë në merkato për një sulmues të ri, transmeton portali arbresh.info.
Në fakt, Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez janë lejuar të dy të largohen në Old Trafford gjatë verës pa nënshkruar me zëvendësime teksa Marcus Rashford ka pasur probleme për të gjetur portën në mungesë të Martialit.
Barcelona është përfolur shumë për transferimin e Martinez, por ishte raportuar javën e kaluar se United është gjithashtu i interesuar për të nënshkruar me reprezentuesin argjentinas.
Bazuar në një raport nga Clarin, “Djajtë e Kuq” tani janë duke kërkuar nënshkrimin në janar me 22-vjeçarin, i cili ka shënuar shtatë herë brenda 13 paraqitjeve te skuadra Antonio Contes në fillim të sezonit 2019/20.
Martinez thuhet se ka në kontratën e tij një klauzolë prej 173 milionë funta./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...