Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është duke përkrahur Xavin për të qenë trajner i ardhshëm i Barcelonës.
Legjenda e Barcelonës aktualisht është në detyrë në rolin e trajnerit te Al Saddi në Katar, por vazhdon të përflitet për të marrë një pozitë të tillë në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.

“Xavi vetëm se ishte trajner kur luante, sytë e tij shkëlqejnë derisa shikon futboll. Ai do të jetë një trajner i sigurt. Ka njerëz që kanë luajtur dhe ju do të thoni se kurrë nuk do të bëhen trajner. Me të nuk është rasti kështu”, ka thënë Guardiola për Catalunya.
“Xavi mund të stërvitet kurdo që dëshiron, jo vetëm në Barcelonë. Ju duhet t’i jepni kohë atij. Herët apo vonë ai do të arrijë në Barcelonë”
“Ai është shumë i ri. Ai e njeh futbollin, ai e sheh këtë, ai ka pasion, dedikim, ai është trim, i guximshëm dhe i thotë gjërat qartë. Do të ishte ngazëlluese për të parë atë si trajner te Barcelona. Mbi të gjitha, atij i pëlqen të stërvitet dhe shikon në gjithçka”, shton Guardiola./arbresh.info/
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistri...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol