Shkalla e papunësisë në Gjermani në tetor është rritur më shumë sesa është pritur. Besohet se kjo ka ardhur si pasojë e krizës në sektorin e prodhimit.
Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Punës, numri i personave të papunë në Gjermani gjatë këtij muaji u rrit për gjashtë mijë dhe shkoi në shifrën e përgjithshme prej 2 milionë e 287 mijë persona.
Megjithatë, përqindja e papunësisë nuk ka ndryshuar shumë. Ajo mbetet 5.0 për qind, që është pak më shumë se rekordi më i ulët prej 4.9 për qind, i cili u shënua më herët gjatë këtij viti.
“Dobësia e tanishme ekonomike është duke i lënë shenjat e veta në tregun e punës. Por mbi të gjitha, tregu i punës ende po dëshmohet i qëndrueshëm”, tha drejtori i Zyrës Federale të Punës, Detlef Scheele.
Ndryshe, ekonomia gjermane është më e madhja në Evropë. Ajo varet mjaft shumë nga eksporti, sidomos në sektorin e prodhimit të veturave, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Vëllaznimi fiton çerekfinalen e dytë, por nuk ishte e mjaftu...
Osmani nga Davosi: SHBA-të vlerësojnë Kosovën me Bordin e Pa...
Kosova dhe Serbia funksionalizojnë Komisionin për Personat e...
Opozitarja bjelloruse merr shembullin e Kosovës për liri e p...
Censusi dimëror, rritet numri i shpendëve emigratorë në liqe...
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë