Kampioni aktual i Carabao Cup, Manchester City e ka eliminuar në raundin e katër skuadrën e Sauthamptonit. City ka fituar me rezultat 3-1 në një ndeshje në Etihad ku fituesi u përcaktua që në pjesën e parë
Manchester City e ka kaluar pa shumë vështirësi raundin e katër të Carabao Cup.
Otamendi shënoi golin e parë për Cityn në minutën e 20 kurse rezultati u dyfishua në minutën e 38-të me anë te Sergio Aguero për të shkuar në pushim të pjesës së parë me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë Aguero trefishon epërsinë në minutën e 56-të derisa Southampton arrin që të shënon në minutën e 75-të për ta ngushtuar epërsinë në 3-1.
Përpos Cityt kalimin në raundin tjetër sonte e ka siguruar edhe Leicester City, Colchester United, Everton, Oxford United.
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15