Ajri në Prishtinë po vazhdon të jetë i dëmshëm. Madje edhe në mëngjesin e sotëm niveli i ndotjes është shumë i madh, ku vlera shënon 160 PPM.
Ambasada e SHBA’së në Kosovë mat çdo ditë nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë dhe e publikon në ueb-faqen e saj.
Nga matjet e bëra sot në ora 08:00, ajri në Prishtinë është i ndotur dhe i pa shëndetshëm për një grup të caktuar njerëzish, ku niveli është prej 160 PM.
Ndërkaq gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, niveli i ndotjes ka qenë më i madh, ku është shënuar niveli prej 170 PPM që është shumë më i pashëndetshëm se vlera momentale.
Problemin e njëjtë, Prishtina e kishte edhe viteve të kaluara kur jo rrallë herë radhitej si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe.
Mirëpo sot Prishtina ndodhet në vendin e 11 në botë, ndërsa në top vendet e para janë, Delhi në Indi, Lahore, Krakow, Shkupi dhe Kolkata.
Lidhur me ndotjen e ajrit, në Prishtinë ka pasur protesta vitet e kaluara./arbresh.info/

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...