Jaap Stam ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Feyenoordit.
Skuadra holandeze ka bërë të ditur se legjenda e Milanit është larguar nga posti si trajner i tyre.
Drejtori teknik i Feyenoordit, Sjaak Troost ka thënë se ai është i zhgënjyer me vendimin e Stam, pasi lojtarët dhe stafi e dëshironin vazhdimin e tij.
“Trajneri kishte mbështetjen tonë dhe të lojtarëve, por dëshira e tij ishte që të largohej”, ka thënë ai.
“Por, nëse dikush thotë: Unë nuk besoj me në të dhe nuk dua të vazhdoj më, atëherë ne duhet ta respektojmë atë vendim”, ka shtuar më tej Troost.
Stam ka thënë se nuk ishte vendim i lehtë, mirëpo skuadra renditet aktualisht në vendin e 12-të në ligën e Holandës me vetëm 14 pikë të grumbulluara pas 11 javësh. /Telegrafi/
? Jaap Stam weg bij Feyenoord:
— Feyenoord Rotterdam (@Feyenoord) October 28, 2019
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...