Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga pretendenti kryesor për postin e Kryeministrit, Albin Kurti, që ta mbajë premtimin e dhënë dikur për Gjykatën Speciale.
“Kurti ka thënë në Parlament se kur të bëhet Kryeministër do ta shfuqizojë Gjykatën Speciale. Ai do ta ketë mbështetjen tonë të plotë dhe i kërkojmë që ta mbajë premtimin e dhënë dhe se po ashtu nuk do t’i dërgojë veteranët e luftës në këtë gjykatë”, ka thënë Gucati.Ai në Sytë 7 ka thënë se nuk beson megjithatë se diçka e tillë mund të ndodhë në të ardhmen.
“VV-ja nuk mund ta zhbëjë këtë gjykatë sepse në koalicion pretendojnë të jenë më LDK-në e cila ka qenë idhnare e formimit të saj”, tha ai.
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...