Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga pretendenti kryesor për postin e Kryeministrit, Albin Kurti, që ta mbajë premtimin e dhënë dikur për Gjykatën Speciale.
“Kurti ka thënë në Parlament se kur të bëhet Kryeministër do ta shfuqizojë Gjykatën Speciale. Ai do ta ketë mbështetjen tonë të plotë dhe i kërkojmë që ta mbajë premtimin e dhënë dhe se poashtu nuk do t’i dërgojë veteranët e luftës në këtë gjykatë”, ka thënë Gucati, transmeton Klan Kosova.
Ai në Sytë 7 ka thënë se nuk beson megjithatë se diçka e tillë mund të ndodhë në të ardhmen.
“VV nuk mund ta zhbëjë këtë gjykatë sepse në koalicion pretendojnë të jenë më LDK-në e cila ka qenë idhnare e formimit të saj”.
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...