Dy lajme, një i mirë dhe tjetri… varet nga këndvështrimi juaj. Së pari, sipas disa studimeve të fundit amerikane, shkallët e divorcit janë në rënie dhe janë përgjysmuar në 25 vitet e fundit. Një hipotezë e mundshme është se kjo rënie është shkaktuar pikërisht nga rënia e numrit të martesave.
Lajmi i dytë, nga ana tjetër, është më pak i mirë për burrat. Sepse gratë e divorcuara janë më të lumtura se burrat. Mbi gjysma e grave (53%) raportuan se ishin “shumë më të lumtura” pas divorcit. Megjithatë, më pak se një e treta (32%) e burrave thanë të njëjtën gjë.
Gratë e divorcuara, 61% thonë se janë më të lumtura si një person i vetëm
Hulumtimi, i realizuar nga revista “Style”, mori në pyetje një mijë e 60 burra dhe gra të divorcuar britanikë, me një moshë mesatare 54 vjeç. Dhe atyre ju bënë më shumë se 30 pyetje personale në lidhje me jetën e tyre dhe arsyet e ndarjes. Pas divorcit, gratë kryesisht përdorën fjalë si “festive” dhe “emocionuese”. Burrat, nga ana tjetër, shpesh adoptonin terma të tillë si “dështim” dhe “zhgënjim”.
Një përqindje më e lartë e grave të divorcuara (61%) gjithashtu pretenduan se ishin më të lumtura si një person i vetëm dhe nuk dëshironin të kërkonin një marrëdhënie të re. Përkundrazi, i njëjti pozicion u gjet vetëm në 47% të burrave, por këta u duk se ishin më të gatshëm për të ndërmarrë një lidhje apo njohje të re.
Por, cilat janë arsyet e divorcit? Kryesorja mund të gjendet në ndryshimin e subjekteve gjatë marrëdhënies. 49% thanë që ishte partneri që ndryshoi, kundër 14% që pranuan ndryshimin e tyre. Shkaku i dytë ishte pakënaqësia e ndërsjellë, pas ardhjes së një fëmije. Për më tepër, pothuajse një e treta e të intervistuarve nuk aarrinin vitin e shtatë të martesës. Kriza e njohur e viteve kjo, e plot arsye të tjera shkruan revista class.
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...