Po mbahet paraditen e sotme në Tiranë, Samiti për Paqe i Evropës Juglindore, ku kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka komentuar mosçeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, duke thënë se të dy vendeve u është bërë një padrejtësi, por nuk duhet humbur shpresa.
Ai ka thënë se shpresojmë që deri në fund të vitit të bëhemi anëtarë të tridhjetë të NATO-së. Ndërsa, sa i përket integrimit në BE, tha se do të vazhdohet me ritmin e njëjtë të reformave pasi kjo bëhet për zhvillimin dhe përparimin e vendeve tona, për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Na është bërë padrejtësi, por nuk guxojmë të humbim shpresë dhe duhet të ndjekim rrugën e njëjtë të përmbushjes së kritereve, gjegjësisht bërjes së reformave”, tha ai./TCH
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...