Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar pamje të inteligjencës satelitore ku sipas tyre dëshmon se nafta siriane është dërguar jashtë vendit nën rojën e ushtarëve amerikanë.
Sipas Major-Gjeneral Igor Konashenkov kjo është bërë para dhe pas mundjes së terroristëve të DAESH-it, transmeton portali arbresh.info.

Ministria tha se “imazhet e inteligjencës hapësinore treguan se nafta nxirrej aktivisht dhe eksportohej masivisht për përpunim jashtë Sirisë, nën mbrojtjen e besueshme të trupave amerikane, para dhe pas humbjes së terroristëve Daesh”.

Shefi i Pentagonit, Mark Esper tha të premten se Shtetet e Bashkuara synojnë të marrin masa në të ardhmen e afërt për të forcuar pozicionet në rajonin Sirian Deir ez-Zor për të parandaluar që terroristët të hyjnë në fushat e naftës.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara po studiojnë se si të lëvizin forcat në rajon, “për të siguruar sigurinë e fushave të naftës”./arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje