Presidenti amerikan, Donald Trump i ka cilësuar si “New York Times”, edhe “Washington Post” si “armiq të popullit”. Tani Shtëpia e Bardhë ka kërkuar që institucionet federale amerikane të mos i marrin më përmes abonimit gazeta të tilla.
“Moszgjatja e abonimit të këtyre institucioneve federale do të thotë një kursim kostoje për taksapaguesin, qindra mijëra dollarë,” bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.
Në komunikatën për shtyp nuk bëhet e qartë, se si do ta zbatojnë këtë konkretisht institucionet amerikane. “Wall Street Journal” raportoi në bazë të informatave nga qarqe qeveritare, se Shtëpia e Bardhë po përgatit një urdhëresë për autoritetet federale, sipas të cilës nuk do të zgjatet më abonimi për dy gazetat e njohura amerikane.
Sipas agjencisë, AFP, Shtëpia e Bardhë i ka anuluar ndërkohë abonimet e saj. Mediat që raportojnë në mënyrë kritike për të, “New York Times”, “Washington Post” e të tjera, Trump i akuzon se e trajtojnë atë “në mënyrë të tmerrshme”, dhe se përhapin “lajme të rreme”. Por kritikët e fajësojnë Trump, se ai vetë është përhapësi më i madh i “lajmeve të rreme”.
Sipas verifikuesve të fakteve në “Washington Post”, Trump në afër 1000 ditët e qeverisjes ka bërë 13.435 pohime të gabuara apo çorientuese. Trump i tha televizionit të preferuar prej tij, Fox News, se “New York Times” është “një gazetë fake”, që ai nuk e do më në Shtëpinë e Bardhë. Të dyja gazetat gëzojnë një prestigj të madh ndërkombëtar./tch/
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...