Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje tregtare.
Ai shtoi se ishte duke punuar për së afërmi për një marrëveshje me Kinën, transmeton portali arbresh.info.
Sipas presidentit amerikan, Kina do të blejë më shumë produkte bujqësore amerikane.
Më parë të premten, CNBC raportoi, duke cituar një deklaratë nga Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë amerikane, se palët “kishin përparuar në çështje specifike” dhe ishin “afër përfundimit të disa seksioneve të marrëveshjes”.
Marrëdhëniet midis SHBA dhe Kinë kanë mbetur të tensionuara pasi Uashingtoni vendosi tarifa për mallrat e importuara nga Kina dhe Pekini njoftoi tarifa për mallrat amerikane si përgjigje./arbresh.info/
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...
Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë...
Abdixhiku: LDK-ja shënon rritjen më të madhe që ndonjë parti...
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...