Pas 15 vitesh, më në fund Frontier do të pësojë ndryshime
I lansuar për herë të parë më 2004, Nissan Frontier është nja nga makinat pickup, më të vjetra që mund të gjenden në treg, transmeton Telegrafi.
Meqenëse është vjetruar, mund të blihet edhe për rreth 17 mijë euro, mirëpo të gjithë duan makina të reja që kanë nivel të lartë teknologjie. Kjo është arsyeja, pse Nissan ka vendosur të sjellë një model të ri të Frontier dhe më në fund ka bërë të ditur, që mund ta sjellë gjatë vitit që vjen.
Nënpresidenti i kompanisë, Ivan Ispinosa ka konfirmuar arritjen e këtij modeli, duke e quajtur si prioritet i Nissan, në krahasim me makinat tjera, vetëm se nuk ka bërë të ditura detajet.
Duke thënë se mund të prezantohet në shtator të vitit që vjen, nuk është thënë se në cilin organizim ku shfaqen makina të reja mund ta shohim.
Vetëm është thënë se Nissan Frontier, do të rivalizojë me Honda Ridgeline dhe GMC Canyon, madje t’i afrohet shitjeve të Toyota Tacoma që është treguar si një pickup shumë i mirë.

Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...