Hap bastoren në shtëpi, zbulohet nga policia

13:08 | 25 Tetor 2019
M. A.

Një person në Drenas hapi bastore në shtëpinë e tij.

Mirëpo kjo nuk la pa u vërejtur nga Policia e Kosovës.

Ata dje bastisën shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast si prova materiale ia sekuestruan 13 shtëpiza kompjuteri, një lexues i tiketave të lojërave të fatit dhe lojëra të ndryshme.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale