KQZ merr vendim për rinumërim edhe në 3 vendvotime

12:39 | 25 Tetor 2019
M. A.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim që të rinumërohen edhe tri vendvotime, dy në Podujevë dhe një në Prizren. Ndërkaq, një tjetër në Runik të Skenderajt, mbetet në shqyrtim.

Në mbledhjen e KQZ-së, u kërkua edhe rinumërimi i një vendvotimi tjetër për shkak se subjekti politik ka vota ndërsa kandidatët jo. Edhe për këtë vendvotim u vendos që të rinumërohen megjithatë, pas një analize paraprake. Bëhet fjalë për një vendvotim në Skenderaj, në të cilën mungojnë 450 fletvotime.

Për këtë vendvotim, KQZ do të pres një rekomandim edhe nga Zyra Ligjore./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale