Ish- sulmuesi i Manchester Unitedit, Louis Saha dëshiron që klubi i tij i vjetër të firmosë me bashkëvendësin e tij, Kylian Mbappe, në verë.
Djajtë e Kuq kanë luftuar për të shënuar gola këtë sezon, duke shënuar më shumë se një gol në vetëm një ndeshje në Ligën Premier këtë sezon.
Saha, i cili e ndihmoi Unitedin të fitojë dy tituj të Ligës Premier gjatë qëndrimit të tij në klub, mendon se sulmuesi francez duhet të jetë shënjestra kryesore e tyre në verë.
“Nëse më pyesni, unë do të thyeja bankën për Mbappen, por tani është vonë”, ka thënë fillimisht Salah për Compare.Bet.

“Por, kur shikoni sulmuesit, është një racë që po vdes. Lewandowski është një shembull i rrallë që ka mbetur, dhe unë nuk shoh shumë lojtarë që mund të përshtaten lehtësisht përpara”.
“Ekziston nevoja për dikë përpara, i cili është mjaft i fortë për të mbajtur topin dhe për t’u dhënë kohë dhe hapësirë lojtarëve si Paul Pogba dhe McTominay për të krijuar diçka në mesfushë për të vendosur pasimet”, përfundoi francezi. /Telegrafi/
Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për p...
Mjegulla e dendur, IHMK këshillon për kujdes në komunikacion
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Lista e ngushtë e Real Madridit për trajner, nëse Xabi Alons...