Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, ka thënë se për sigurinë e Ballkanit Perëndimor zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi është jetike.
“Kjo do të sillte stabilitet dhe mirëqenie në rajon”, tha ai.
Megjithëse drejtimi i dialogut Prishtina-Beograd është një çështje e Bashkimit Evropian, ai tha se OSBE-ja mund të kontribuojë në një mënyrë neutrale.
“Ajo që mund të bëjmë ne është që të mbështesim dialogun, duke ndihmuar palët që të zbatojnë masat për të cilat është rënë dakord. Ne punojmë në një mënyrë që është neutrale për statusin, si në Kosovë edhe në Serbi, ne jemi të pranuar nga të gjithë sepse jemi të paanshëm”.
Zoti Greminger tha në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës se e kupton zhgënjimin me moshapjen e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. I pyetur për Maqedoninë e Veriut, ai tha se mbështetja e OSBE-së do të vazhdojë.
“Që të zbatojë reformat, për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve dhe për t’u përballur me sfidat e sigurisë, me përballjen e luftëtarëve të huaj të kthyer, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”.
Por zoti Greminger tha se si organizata edhe Shqipëria po përgatiten për kryesinë që merr Tirana në vitin 2020.
“Jam absolutisht i bindur që kryesia e saj do të jetë pozitive si për ne, si për Shqipërinë”, tha ai.
Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...