Parlamenti i Islandës pasditen e sotme e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Lajmin për ratifikimin e 26 të Protokollit për anëtarësim në NATO, në Parlamentin e Islandës, e mora në Bruksel, në takimet e Këshillit Veriatlantik. Faleminderit për qëndrueshmërinë. Sot kishim takime të suksesshme edhe me kolegun grek, Nikos Panagiotopulos, me ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, Juri Luik, si dhe ndihmëssekretarin e përgjithshëm Patrik Tarner. Anëtarësimi në NATO mbetet realitet #WeAreNAto”, shkroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në profilin e saj në Facebook.
Mbeten edhe tre shtete për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin në NATO. Prite që këtë së shpejti ta bëjnë Franca, Holanda dhe Spanja./koha.mk/
Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15
SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy ...
Alarmi i IKSHKP: Energjetika përgjegjëse për 40% të emisione...
Rama: Prishtina pret Konferencën e Investitorëve Amerikanë 2...
Deputeti i LVV: Qytetarët duan të zgjidhet Presidenti, dekla...
Atletico Madrid dhe PSG në garë për yllin e Marseille