Pas marrjes së raportit nga Instituti Zviceran i Mjekësisë Ligjore lidhur me rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, avokati familjes, Tomë Gashi, ka deklaruar se ky raport konstaton se Dehari është vrarë dhe jo vetëvra, siç është raportuar deri tash.
Ai kërkuar që Prokuroria Themelore në Prizren sa më shpejt të hap hetime për vrasjen e Deharit.
Siaps Gashit, prokuroria e ka obligim të gjej vrasësin e Astrit Deharit. Ai, tha se t Dehari është vrarë vetëm se ka qenë aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ne shpresojmë që organet e drejtësisë dhe posaçërisht tash pas marrjes së raportit nga Zvicra të nisin hetimet. Të gjithë ata që e kanë ditur realitetin nuk është dashur ta lëndojnë familjen Dehari duke deklaruar se ka qenë vetëvrasje. Kjo prokurori ka për obligim të hap hetimet dhe të gjej vrasësit. Jo që besojmë që do ta bëj këtë, por që e ka obligim”, u shpreh Gashi./arbresh.info
Sulmohen qytetet ukrainase
Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar...
Gjermania kërkon qindra mijëra punëtorë të kualifikuar
BE kërkon depolitizimin e KQZ-së
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakma...
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan