Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit G.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
Sipas njoftimit të Gjykatës, më 20.10.2019, rreth orës 23:00 në Pejë, i pandehuri me dashje i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit K.H, në atë mënyrë që përderisa i dëmtuari ishte duke ecur, nga pas në mënyrë tinëzare i vie i pandehuri i cili e ka goditur me grusht në kokë duke e rrëzuar në tokë dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Me këto veprime, i pandehuri G.M dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, për çka i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./arbresh.info/
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën