Policia e Kosovës aktualisht është duke zhvilluar një aksion në veri të Mitrovicës.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu.
Ai ka shtuar gjithashtu se aksioni është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë për arrestimin e 3 të dyshuarve për veprat penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare”.
“Ky aksion është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe është vazhdim i aksionit te mëparshëm, për arrestimin e tre të dyshuarve për veprat penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare”, ka thënë Lutfiu.
arbresh.info ka provuar të kontaktoj edhe me Policinë e Kosovës për të parë nëse janë arrestuar të dyshuarit por ende nuk ka marrë përgjigje./arbresh.info/
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...