Thibaut Courtois duket se ka kthyer besimin në vete.
Portieri i Real Madridit ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fushë mbrëmjen e sotme (e martë) në ndeshjes si mysafirë kundër Galatasarayt, shkruan portali arbresh.info.
‘Los Blancos’ arritën të kalonin në epërsi me anë të mesfushorit Toni Kroos pas golit të shënuar në minutën e 18′.
Por, gjëra mund të ishin plotësisht ndryshe për skuadrën e Zinedine Zidanes për shkak nikoqirët rrezikuan dhe kishin disa raste mjaftë të bukura.
Sidoqoftë, Courtois ishte vendimtar dhe bëri disa pritje të shkëlqyera gjatë pjesës së parë në stadiumin Telekom në Stamboll.
Ishte Florin Andone që kishte dy raste të mira për të shënuar, por portieri belg ia mohoi golat falë pritjeve të jashtëzakonshme./arbresh.info/
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik