Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në ceremonitë shtetërore të kurorëzimit të Perandorit Naruhito në Japoni.
Sipas njoftimit për media Perandori Naruhito, në një ceremoni të vjetër me traditë 1000 vjeçare, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit më të lartë të 180 vendeve të botës, ka promovuar marrjen e fronit perandorak që e ka trashëguar në prill të këtij viti, pas abdikimit të atit të tij, Perandorit AKihito.
Ndërsa, në mbrëmje, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në ceremoninë zyrtare në Pallatin e Perandorit.
Ndryshe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dje është pritur nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në fillim të vizitës zyrtare në Japoni, ku ka biseduar për marrëdhëniet e mira bilaterale në mes dy vendeve si dhe hapjen e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë në fillim të vitit të ardhshëm.
Rama priti në takim Presidentin Begaj, diskutuan për thellim...
Befasi në Spanjë, pa gola në Itali – rezultatet pas pjesës s...
Vëllaznimi gjen menjëherë zëvendësuesin e Warrick
Hoxhaj: Shtatë shtete të BE-së vendosën veto kundër heqjes s...
Guardiola ka një këshillë për Xabi Alonson
Sigal Prishtina rikthehet tek fitoret në ENBL – triumf...