Ligjet e rrepta të Irlandës Veriore kundër abortit dhe martesës mes personave të gjinisë së njëjtë u shfuqizuan në mesnatën e së hënës. Qeveria në Londër i kishte thënë afat Irlandës Veriore që deri më 21 tetor të vendosë për ndryshimin e këtyre ligjeve ose ato do të ndryshoheshin drejtpërdrejt nga Londra.
Aktivistët për të drejtat e grave dhe të personave të komunitetit LGBT u mblodhën para ndërtesës së kuvendit të Irlandës Veriore për t’i pritur minutat e fundit të ditës së hënë dhe për ta festuar shfuqizimin e këtyre ligjeve.
Shumë prej tyre postuan video në rrjetet sociale duke i numëruar sekondat e fundit. Një vajzë 24 vjeçe tha: “Jam shumë e lumtur që më në fund shoqet dhe koleget e mia mund të martohen pa u konsideruar vepra e tyre si krim”.
Megjithatë, kryetarja e Unionit Demokratik, Arlene Foster, nuk ishte e kënaqur me shfuqizimin e ligjeve. “Kjo është një ditë shumë pikëlluese. E di se disa njerëz do të festojnë, por unë u them atyre që të mendojnë për ne që besojmë se kjo është fyerje ndaj dinjitetit njerëzor”, tha ajo.
Pavarësisht se aborti ishte i legalizuar në Britani që nga viti 1967, ky rregull nuk ka vlejtur për Irlandën Veriore, ku një gjë e tillë ndalohej me një ligj të miratuar në vitin 1861, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot