Franca ripohoi sot në lidhje me Brexit, se shtyrja e mëtejshme nuk është në interes të askujt, ndërkohë që Gjermania tha se ishte e hapur për një shtyrje të shkurtër teknike të datës së largimit të Britanisë së Madhe nga BE.
“Tani i takon Parlamentin britanik të thotë atë që mendon, nuk është më në dorë të Bashkimit Europian”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë franceze, Sibeth Ndiaye.
“Britanikët duhet të japin një përgjigje të qartë, në janë apo jo dakord për këtë marrëveshje dhe prej andej të përcaktohet se cili do të jetë qëndrimi ynë”, vazhdoi ajo.
Sipas saj, një sërë pikash ishin ende në diskutim, duke theksuar se bëhej fjalë për një përpjekje të konsiderueshme nga ana e Bashkimit Europian./atsh/
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...