Prishtinë, 21 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar“.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
| Prokuroritë | Aktakuzat – personat | Ndalimet | Paraburgimet kërkesat-personat | Bastisjet | Sekuestrimet |
| Prokuroria Speciale | / | / | / | / | / |
| Prishtinë | / | / | / | / | / |
| Prizren | / | 3 | / | / | / |
| Pejë | / | 1 | / | / | / |
| Gjilan | / | / | 1-4 | / | / |
| Gjakovë | / | / | / | / | / |
| Mitrovicë | / | / | 1-1 | / | / |
| Ferizaj | / | 1 | / | / | / |
| Totali | / | 5 | 2-5 | / | / |
///////////////
////////////////
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Po ashtu, nga ky Departament janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’
///////////////
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar“.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”sipas KPRK-së.
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...