Qeveria spanjolle ka hedhur poshtë kërkesën e Presidentit të ri të Katalonjës për negociata.
Refuzimi është bërë pas disa ditëve të protestave të dhunshme dhe pas burgosjes së drejtuesve pro-pavarësisë, transmeton portali arbresh.info
Mijëra protestues kanë vërshuar në rrugët e Barcelonës për ditën e gjashtë,një ditë pasi radikalët sulmuan qytetin më të madh të Spanjës dhe u përleshën policinë.
Presidenti i Katalonjës, Quim Torra, tha se trazirat nuk pasqyrojnë natyrën paqësore të lëvizjes së pavarësisë dhe kërkoi bisedime me Madridin.
“Ne i kërkojmë kryeministrit të përkohshëm të qeverisë Spanjolle të ulet në një tryezë për të biseduar”, tha ai para gazetarëve.
Kryeministri Pedro Sanchez u përgjigj se Torra së pari duhet të dënojë pa mëdyshje trazirat e papara.
Qeveria e Spanjës rithekson se problemi i Katalonjës nuk është pavarësia, e cila nuk do të ndodhë sepse nuk është e ligjshme dhe as nuk e dëshiron shumica e katalanasve, por përkundrazi bashkëjetesa.
Sanchez ka theksuar se Madridi është i hapur për dialog në kuadrin e respektimit të ligjit.
Protestuesit në Barcelonë kërkojnë mbajtjen e referendumit të dytë për pavarësimin e vendit nga Spanja./arbresh.info/
Koreja e Veriut dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit: ShBA-ja...
Shefi i OKB-së paralajmëron pasoja nga konflikti Izrael-Iran
Superushqimet që rrisin energjinë dhe përmirësojnë përqendri...
Ja pse noti në Berlin ka qenë i ndaluar për 100 vjet – prite...
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Ambasadorja Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbr...